Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme prit që kemi një mot të nxehtë, por që temperaturat do të bien nga pak nga dita në ditë, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje ata kanë theksuar se gjatë këto ditë do të jenë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike.
Temperaturat në pesë ditët e ardhshme do të lëvizin nga 6 deri në 26 gradë Celsius.
Njoftimi i plotë i IHMK-së:
E hënë. Mot me diell dhe vranësira te pjesëshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21 -26 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes.
E martë- Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperendimi me shpejtësi 1-9m/s.
E mërkurë– Mot i vranet dhe me intervale me diell.Vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen duke krijuar kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperendimit.
E enjte- Mot me diell dhe vranesira te shperndara. Vranësirat gjatë ditës vende-vende mund te sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashien të lëvizin ndërmejt 18-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit me shpejtesi 1-7m/s.
E premte- Mot i vranët dhe me riga shiu. Parashihen edhe shkarkime rrufesh nëpër disa zona të kufizuara.. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperendimi me shpejtesi 1-5m/s. /Gazeta Enigma/