IHMK-ja ka njoftuar se reshjet e shiut mund të shkaktojnë probleme dhe vështirësi lokale, si në funksionimin e sistemeve të kanalizimeve, të ujërave atmosferike, vështirësi lokale të qarkullimit rrugor dhe rrëshqitje të dheut, raporton Gazeta Enigma.
IHMK-ja ka njoftuar se nuk do të ketë rrezik nga përmbytjet lumore.
“Reshjet me intensitet më lartë në disa zona, mund të aktivizojnë rrjedhat e shpjeta me karakter malorë siç janë përrenjtë si dhe paraqitjen e vërshimeve të shpejta lokale.
Në lumenjtë kryesorë, sipas rrjetit të stacioneve hidrmetrike në Kosovë, nuk përshihet që të kenë lëkundje të theksuara të niveleve dhe prurjeve të ujit, prandaj edhe nuk do të ketë rrezik nga përmbytjet lumore”.