Kreu i LVV-së, Albin Kurti i dërgoi të hënën një letër homologut të tij nga LDK-ja, Lumir Abdixhikut, ku e ftoi këtë të fundit për koalicion, raporton Gazeta Enigma.
Aty Kurti i bëri thirrje Abdixhikut që t’i kapërcejnë dallimet dhe të bashkëpunojnë.
Por, nga LDK-ja ende nuk ka pasur përgjigje zyrtare.
Ndërkohë nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se kjo parti nuk do të vonohet dhe do të japë një përgjigje.
“LDK-ja ka filluar konsultimet. Për koalicion vendos vetëm Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së. Nuk ka ndryshim në qëndrim. Abdixhiku si kryetar i LDK-së e ka mandatin e plotë të përfaqësimi të LDK-së dhe çdo lloj formati të përfaqësojë LDK-në për qëllime politike, me kohë do të përgjigjet”, tha Haziri në “Rubikon”.
“Sonte LDK duhet me qenë e gatshme të reagojë mençur si çdo herë, ne as nuk ngutemi e as nuk vonohemi. E kemi trajtuar me seriozitet, as nuk vonohemi, ju siguroj që sonte LDK-ja nuk vonohet”, u shpreh tutje Haziri.
Kurse deputetja e LVV-së, Arbreshë Kryeziu-Hyseni teksa folur edhe për letrën të cilën ka dërguar Kurti ndaj Abdixhikut, ka thënë se kjo letër erdhi pas mungesës së tij në takimin e fundit ku ftojë Kurti PDK-në dhe LDK-në.
“Kjo ftesë ka ardhur pasi që kryetari i VV-së Albin Kurti ftojë në takim të dy kryetarët e partive të PDK-së dhe LDK-së në një takim, ku në atë takim prezent ishte vetëm Memli Krasniqi, ndërsa Lumir Abdixhiku kishte munguar dhe kemi dërguar për një takim për të cilin do të mund të flisnim për një marrëveshje politike e cila mund ta nxjerr vendin në këtë situate të cilën është krijuar dhe shpresojmë që të kemi një përgjigje pozitive”, përfundoi Kryeziu. / Gazeta Enigma.