Një vrasje makabre ka ndodhur në Prizren në orët e para të mëngjesit, raporton Gazeta Enigma.
Nga Policia për Gazetën Enigma kanë njoftuar se dyshohet se babai ka vrarë vajzën e tij 15 vjeçare, teksa ka plagosur gruan, vajzën tjetër dhe veten.
“Në orën 5:57 minuta, në rrugën “Shotë galica” në Prizren është njoftuar se një person është lënduar. Në vend ngjarjes është raportuar se i dyshuari ishte me thikë në dorë, dhe Policia me të marrë lajmin ka shkuar në vendin e ngjarjes. Në vend ngjarje janë gjetur tre të lënduar dhe në mesin e tyre është edhe i dyshuari i lënduar babai dy vajzat dhe gruan”, ka thënë Shqair Bytyqi, zëdhënës i rajonit të Przirenit.
Ai ka njoftuar se viktima, vajza e të dyshuarit, 15 vjeqare ka ndërruar jetë.
Po ashtu, ai tha se edhe vajza tjetër 10 vjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore, e cila është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, forenzika dhe prokurori i rastit, i cili ka urdhëruar nisjen e hetimeve për veprën penale “Vrasje e rëndë”. / Gazeta enigma.