Tym i bardhë: Zgjedhet Papa i ri

Tym i bardhë: Zgjedhet Papa i ri

Tym i bardhë ka dalë nga Kapela Sistine e Vatikanit, që nënkupton se në konklavë është zgjedhur Papa i ri. Emri i tij do të bëhet i ditur së shpejti.

Në orët në vijim, Papa i ri do të dalë në një ballkon në sheshin Shën Pjetri.

Ishte dita e dytë e konklavës – mbledhjes së kardinalëve.

Një total prej 133 kardinalësh nga 70 vende u mblodhën në Kapelën Sistine të Vatikanit për të votuar për një kryesues të ri të 1.4 miliardë katolikëve të botës.

Kjo konklavë është më e larmishmja gjeografikisht në historinë 2000-vjeçare të besimit, në krahasim me 115 nga 48 vende sa morën pjesë në konklavën e vitit 2013, që është një rritje e cila pasqyron përpjekjet e ish-Papës Françesku për të zgjeruar ndikimin e kishës në rajone të largëta me pak katolikë.

Papa i ri do ta zëvendësojë Papa Françeskun që vdiq më 21 prill.

Related Articles