VV-ja sërish pritet ta propozojë Haxhiun për kryeparlamentare

VV-ja sërish pritet ta propozojë Haxhiun për kryeparlamentare

Albulena Haxhiu sërish do jetë kandidate e LVV-së për Kryetare të Kuvendit, raporton Gazeta Enigma.

Kështu ka konfirmuar deputeti i VV-së Dimal Basha, teksa ka thënë se opozita duhet ta zhbllokojë procesin.

“Presim me u zhblloku kuvendi. Qytetarët kanë votuar për parlament dhe presin një qeveri të re. Është e paarsyeshme, votimin e hapur e refuzojnë po ashtu dhe votimin e fshehtë. Kemi ofruar dhe koalicion dhe para qytetarëve kemi dal faqebardhë. Besoj që opozita e ka radhen me zhblloku kuvendin. Me kushtetutë na takon propozimi neve. Është e drejtë e jona. Sbesoj që Haxhiu është problemi. Ata janë fut në një rrugë pa kry. Besoj që tash duhet ta zhbllokojnë”, ka thënë Basha.

Edhe deputeti Faton Peci foli para mediave, teksa theksoi se LVV-ja është e gatshme për diskutime edhe me presidenten Vjosa Osmani për zhbllokimin e situatës. / Gazeta Enigma.

Related Articles