Kurti: Kemi marrë votë të pastër popullore, nuk i kemi borxh askujt

Kurti: Kemi marrë votë të pastër popullore, nuk i kemi borxh askujt

Kryetari i VV-së, Albin Kurti, është shprehur i kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Në mbledhjen e 58 të Këshillit të Përgjithshëm, të paren pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, ai ka deklaruar se përkrahja e VV-së në këtë zgjedhje ka qenë e pastër.

Ai ka bërë me dije se kjo parti nuk i ka borxh askujt, përveç popullit.

“42.3 për qindëshi i votave është votë e pastër popullore, votë e sinqertë qytetare, votë pas asnjë borxh ndaj askush për asgjë. Ose për të qenë më i saktë, nuk i kemi borxh asnjë emri të përveçëm , grupi të posaçëm, a strukture te veçantë, dhe i kemi gjithçka borxh popullit nga i cili vijmë si përfaqësues politk për të iu rikthyer atij si shërbim publik, përkrahje ekonomike dhe mbështetje sociale”, ka thënë Kurti.

Related Articles