Uta Ibrahimi bëhet gruaja e parë shqiptare që arrin në 14 majat më të larta në botë

Uta Ibrahimi bëhet gruaja e parë shqiptare që arrin në 14 majat më të larta në botë

Alpinistja kosovare, Uta Ibrahimi është bërë gruaja e parë shqiptare që ka arritur në 14 majat më të larta në botë, raporton Gazeta Enigma.


Për suksesin e radhës të Ibrahimit, ka shkruajtur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka theksuar se “Uta Ibrahimi ka shkruar histori, dhe me të, edhe emrin e Kosovës në majat më të larta të botës!”.

Ngjitja e saj në majën Kanchenjunga, shënon përmbylljen e një rruge të jashtëzakonshme: 14 majat më të larta në botë, të gjitha të pushtuara nga guximi, qëndrueshmëria dhe zemra e një vajze nga Kosova.

“E para në Ballkan, e para grua shqiptare që arrin këtë sukses. Kjo nuk është thjesht arritje sportive. Është një dëshmi e forcës së shpirtit kosovar”, shkroi Rama.

“Urime, Uta! Krenaria jonë kombëtare. Me ty, edhe Kosova ngjitet më lart” / Gazeta Enigma.

Related Articles