Lajmi i fundit: Ndryshohet sërish data e finales së Kupës së Kosovës

Lajmi i fundit: Ndryshohet sërish data e finales së Kupës së Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se finalja e Kupës së Kosovës për sezonin 2024/25 është shtyrë sërish dhe tashmë do të zhvillohet më 22 maj 2025, shkruan Gazeta “Enigma”.

Vendimi vjen pas një ndryshimi të mëparshëm të datës dhe është marrë për shkak të përplasjes me finalen e UEFA Europa League, e cila do të luhet më 21 maj 2025 në stadiumin San Mamés në Bilbao, Spanjë, mes Tottenham Hotspur dhe Manchester United.

Pra, finalja e Kupës së Kosovës mes Prishtinës edhe Llapit do të zhvillohet të enjten e 22 majit.

Related Articles