Liderët europianë kanë filluar të mbërrijnë në Tiranë për samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Europian.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, është nikoqiri i kësaj ngjarje dhe do të bëjë fjalimin hapës të samitit në sesionin e parë.
Komuniteti Politik Europian sivjet mblidhet nën moton “Europa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”.
Udhëheqësit do të takohen fillimisht në një seancë plenare kushtuar sigurisë dhe një vizioni të përbashkët për të ardhmen e Europës.
Nga ora 11:45 do të flasin disa nga liderët kyçë të samitit, përfshirë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, që do të pasojë fjalën e Ramës.
Po ashtu, fjalën do ta ketë edhe kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz.
Më poshtë renditja:
Fjala hapëse nga Edi RAMA, Kryeministër i Shqipërisë
Fjala nga Volodymyr ZELENSKYY, President i Ukrainës
Fjala nga António COSTA, President i Këshillit Evropian
Fjala nga Emmanuel MACRON, President i Republikës Franceze
Fjala nga Keir STARMER, Kryeministër Britanik
Fjala nga Recep Tayyip ERDOĞAN, President i Turqisë
Fjala nga Friedrich MERZ, Kancelari Federal i Gjermanisë
Fjala nga Ursula von der LEYEN, Presidente e Komisionit Europian
Më pas do të zhvillohen tri tryeza të nivelit të lartë rreth temave të mëposhtme:
– Siguria dhe qëndrueshmëria demokratike e Europës, duke përfshirë luftën agresore të Rusisë kundër Ukrainës
– Konkurrenca dhe siguria ekonomike sfidat e lëvizshmërisë dhe fuqizimi i të rinjve
BE-ja do të përfaqësohet nga Presidenti i Këshillit Europian, António Costa, i cili do të bashkëkryesojë takimin së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.