Lutfi Haziri do të jetë kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit.
Atij, i është kërkuar unanimisht nga e gjithë kryesia e degës dhe strukturat lokale që të rikandidohet edhe për mandatin e tretë.
Madje në takimin e kryesisë të mbajtur të premten një propozim për kandidaturën e Hazirit e ka dhënë edhe nënkryetari aktual Arber Ismajli që në dy muajt e fundit u përfol si emri i mundshëm për nominim nga LDK e Gjilanit.
Zyrtarizimi i nënkryetarit të LDK-së në qendër do të bëhet nga kryetari i Lidhjes, Lumir Abdixhiku, gjatë Konventes së Punës e cila për dy ditë më radhë po mbahet në degën e kësaj partie në Gjilan.