Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksyy, në samitin për Komunitet Politik Evropian, që po mbahet në Tiranë, ka diskutuar rreth negociatve me Rusinë, për të arritur një paqe, teksa potencoi se ishte i gatshëm për takim me Putinin në Turqi, por, që ky i fundit nuk ishte gati.
” E vlerësoj shumë faktin që ne e kuptoni njësoj situatën që luta kundër Rusisë të përfundojë shumë shpejt, ju të gjithë e dini që të ndërmerrnin disa hapa të rëndësishme për t’i dhënë fund luftës nëse Putin nuk do të kishte pasur frikë të vinte në Turqi, isha i gatshëm për një takim me Putinin për të mundur të zgjidhim çështjet e rëndësishme, por ai nuk ra dakord për asgjë, delegacioni rus ishte e një niveli shumë të ulët dhe s’mund të merrnin vendime, unë dërgova një ekip që udhëhiqej nga ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, të ketë armëpushim të plotë. Rusia ka dërguar të njëjtët njerëz, kanë bërë shumë deklarata dhe kërcënime, takimin e Stambollit ta kthejnë në një proces bosh, nuk jemi ne apo Perëndimi që po i minojmë këto negociata por janë rusët që kanë dërguar kokëbosha në këto takime, ajo që shikoj nga deklegacioni rus është teatër”, tha Zelenskyy.
LEXO EDHE: