Dabiqaj rinovon zyrtarisht me Dritën

Dabiqaj rinovon zyrtarisht me Dritën

Drita ka njoftuar se ka vazhduar zyrtarisht bashkëpunimin edhe me Albert Dabiqajn.

Pas kapitenit Rron Broja edhe mesfushori i ka qëndruar besnik kampionit të sapo-shpallur në elitën e futbollit kosovar.

Përmes një njoftimi në Facebook, Drita ka bërë të ditur se Dabiqaj do të jetë me ta edhe për tri vitet e ardhshme.

“Klubi jonë, FC Drita ju njofton për zgjatjen e kontratës me Albert Dabiqaj”, thuhet në njoftimin e klubit gjilanas.

“Mesfushori është zyrtarizuar nga drejtori sportiv z. Valon Zymberi i cili bëri të ditur se bashkëpunimi do të zgjasë për tri vitet e ardhshme”.

“Mesfushori Dabi ishte pjesë e rëndësishme e suksesit të klubit të cilin sukses dëshiron ta vazhdojë edhe në kupat e Evropës”, përfundon njoftimi i Dritës.

Related Articles