Pas suksesit të jashtëzakonshëm qysh në sezonin e parë, skuadra e Barcelonës do ta shpërblejë trajnerin, Hansi Flick me kontratë të re.
Këtë e ka konfirmuar zëvendëspresidenti i Barcelonës, Rafa Yuste.
Flick do të nënshkruaj kontratën e re javën e ardhshme, të vlefshme deri në qershor të vitit 2027.
“Mund ta njoftojmë kontratën e re të Hansi Flick javën tjetër”, ka thënë shkurtimisht Rafa Yuste.
Hansi Flick arriti të fitonte tre trofe me Barcelonën qysh në sezonin e parë, Superkupën e Spanjës, Copa del Rey, dhe La Ligan.