Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu ka deklaruar se nuk mund t’i detyrojë askush që të votojë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare.
Sipas saj, në krye të Kuvendit duhet të jetë një figurë që përfaqëson vendin, jo vetëm Vetëvendosjen.
“PDK, e para as nuk ka dhënë emra, sepse nuk është e jona, as nuk ka qenë në të kaluarën…Por nuk mundemi që dhunshëm të detyrohemi sic po bën përpjekje, që të votojmë dikë, që nuk e përfaqëson Kuvendin e Republikës së Kosovës sepse znj. Haxhiu në krye të Kuvendit, nuk duhet të i shërbejë vetën LVV-së, por ajo duhet të jetë kryetare që përfaqëson vendin”, deklaroi ajo për Periskopi.