Sot nisin finalet e Evropianit të parë të futbollit në Shqipëri

Sot nisin finalet e Evropianit të parë të futbollit në Shqipëri

Shqipëria do të jetë nikoqire e finaleve të evropianit të parë të futbollit.

Finalet do të zhvillohen në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Rreth kësaj ngjarje të rëndësishme sportive ka njoftuar kryeministri Edi Rama.

“Nisin sot në Arenën Kombëtare Air Albania Finalet e Evropianit të parë të futbollit në Shqipëri. Marrin pjesë 8 skuadra kombëtare U-17. Shqipëria si vend organizator dhe Anglia, Franca, Gjermania, Portugalia, Italia, Belgjika dhe Çekia”.

Finalet në grupe nisin sonte pasdite me Shqipëri -Portugali dhe më datë 1 Qershor do të luhet finalja e Europianit U-17”.

Related Articles