Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, tre të lënduar

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, tre të lënduar

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku të martën në autostradën “Ibrahim Rugova”,  gjegjësisht në segmentin Suharekë-Duhël.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha për Gazetën Enigma ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:20 ku janë përfshirë dy vetura dhe një kamion.

“Rreth orës 09:20 në autostradën ‘Dr. Ibrahim Rugova’ Suharekë-Duhël, KM-37 është shkaktuar aksident trafiku me lëndime në mes një kamioni dhe dy automjeteve me targa vendore. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët me autoambulancë janë dërguar për tretman mjekësor. Autostrada Suharekë-Duhël ka qenë e bllokuar përkohësisht”, ka konfirmuar zëdhënësi policor. / Gazeta Enigma.

Related Articles