Rohde: Qasja e Kosovës po i shtyn pakicat serbe drejt Beogradit

Rohde: Qasja e Kosovës po i shtyn pakicat serbe drejt Beogradit

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka kritikuar qasjen e institucioneve kosovare ndaj pakicës serbe, duke thënë se disa veprime po e shtyjnë këtë komunitet më pranë Beogradit.

Ai theksoi se komuniteti ndërkombëtar nuk po kërkon që draft-statuti i Asociacionit të dërgohet në ndonjë institucion të huaj, por në ato të vendit.

“Sa i përket Asociacionit, nuk po kërkojmë që drafti të dërgohet në ndonjë institucion të huaj, por në institucionet e Kosovës. Argumenti që ‘Serbia është e keqe, prandaj edhe ne mund të sillemi keq’, nuk është zgjidhje”, u shpreh Rohde.

Ambasadori gjerman shtoi se mungesa e hapave për t’u afruar me komunitetin serb po sjell pasoja të drejtpërdrejta në terren.

“Nëse ndërmerrni hapa për t’u zgjatur dorën pakicave, ndoshta nuk mund t’i matni menjëherë përfitimet politike. Por duke mos e bërë këtë, po shohim çfarë po ndodh: po i shtyni edhe më shumë pakicat drejt Beogradit. Këtë e kemi theksuar. Strukturat paralele duhet të largohen, është anomali të kemi dy valuta në veri, por ajo që kemi kritikuar ka qenë mënyra e operimit”, përfundoi Rohde.

Related Articles