Sot para Kuvendit të Kosovës është protestuar nga Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, për të drejtat dhe mirëqenien e fëmijëve, raporton Gazeta Enigma.
Motoja kryesore e protestës ishte “Karriget tuaja nuk vlejnë më shumë se jeta dhe mirëqenia e fëmijëve”.
Për protestën u deklaruar drejtoresha e KOMF-it, Donjeta Kelemendi.
“Si pasojë e kësaj bllokade, shumë politika që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien dhe jetën e fëmijëve vazhdojnë të mbesin të pa miratuara.
KOMF kërkon që deputetët të reflektojnë mbi peshën e përgjegjësisë së tyre. KOMF konsideron që deputetët duhet të marrin përgjegjësinë e tyre kushtetuese dhe ligjore për të vepruar urgjentisht për garantimin e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve.Çdo vendim që dështojnë apo vonojnë ta marrin për fëmijët, është një barrë që e paguajnë fëmijët me shëndetin, mirëqenien dhe shpesh jetën e tyre”, tha ajo. / Gazeta Enigma.