Të shtunën e 24 majit një person është arrestuar në vendkalimin kufitar në Merdare, raporton Gazeta “Enigma”.
Të njëjtit pas kontrollit në veturën e tij i është gjetur dhe konfiskuar një shufër metalike.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt.
“SPK Merdarë 24.05.2025-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një shufër metalike. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, njofton Policia. /Gazeta Enigma/