Një 19-vjeçar është plagosur me armë zjarri pas mesnate në fshatin Vrellë të Istogut.
Rasti i cili ka ndodhur rreth orës 02:20, është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai tha se viktima është dërguar në QKUK për shkak të plagëve por i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.
“Janë gjetur disa dëshmi në vendin e ngjarjes. Rasti fillimisht po cilësohet si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”, tha Gashi.
Tutje, ai tha se rasti është duke u hetuar.