90 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës

90 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 90 pacientë janë duke u trajtuar në klinika dhe reparte COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.

Përmes njoftimit, SHSKUK ka bërë të ditur se në QKUK aktualisht janë të shtrirë 82 pacientë, 37 të konfirmuar, 50 me oksigjeno-terapi dhe 2 pacientë me gjendje të rënduar.

Njoftimi i plotë:

Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 90 pacientë nga COVID-19. Prej tyre, 44 janë të konfirmuar si COVID-19 pozitivë, 53 me oksigjeno-terapi dhe 2 në gjendje të rënduar shëndetësore.Në QKUK janë të shtrirë 82 pacientë, 37 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 50 me oksigjeno-terapi dhe 2 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 37 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 45 pacientëNë tre spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 8 pacientë7 të konfirmuar pozitivë3 me oksigjeno-terapiNumri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshmeSpitali i Gjakovës, 2 pacientëSpitali i Prizrenit, 1 pacientSpitali i Gjilanit, 5 pacientë.

Related Articles