Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho, ka theksuar se kuqezinjtë do të hyjnë në fushë për të synuar fitoren ndaj Serbisë, në përballjen e së shtunës në Tiranë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botërorit 2026.
Trajneri brazilian ka folur për kualitetin e kundërshtarëve, duke nënvizuar se Serbia ka një ekip të fortë fizikisht dhe disa sulmues të rrezikshëm.
Por gjithashtu ai ka shprehur krenarinë e tij për lojtarët kuqezi dhe besimin te paraqitja e tyre.
“Serbia ka ekip të fortë, ka lojtarë të mirë si Mitrovic, Vlahovic, Jovic. Por edhe ne kemi lojtarë të mirë si Broja, Manaj, Uzuni, Bajrami e të tjerët për të cilët jam krenarë”.
“Kundërshtari ka ekip të mirë fizik. Shpresojmë të bëjmë ndeshje të bukur. Të gjithë trajnerët e përgatisin ndeshjen për ta fituar”.
“Shpresojmë të dhurojmë ndeshje të bukur, janë 90 minuta të gjatë. Futemi në ndeshje për të marrë tri pikët. Rruga drejt Botërorit është e gjatë”, ka deklaruar Sylvinho