Krasniqi: LVV s’po lejon të materializohet vullneti i qytetarëve, Kurti i ka rreth 40 opsione

Krasniqi: LVV s’po lejon të materializohet vullneti i qytetarëve, Kurti i ka rreth 40 opsione

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pas dështimit të sotëm të seancën, fajësoi LVV-në se “nuk po lejon” që të materializohet vullneti i qytetarëve 4 muaj pas zgjedhjeve parlamentare, raporton Gazeta Enigma.

Sipas tij tashmë “është kaluar çdo kufi i racionalitetit” dhe se “kjo më nuk është politikë”, por “tendencë për të mbajtur në bllokadë e për të mbajtur peng vullnetin e qytetarëve të Kosovës”.

“Fiks para katër muajsh, qytetarët e Republikës së Kosovës dolën në zgjedhje të lira, demokratike, për të dhënë verdiktin e tyre se në çfarë drejtimi e duan vendin dhe kush duhet të qeverisë. Verdikti ishte i qartë: qytetarët i thanë jo sundimit njëpartiak të katër viteve të kaluara dhe i dhanë shumicën parlamentare partive të cilat ishin në opozitë në mandatin e kaluar. Katër muaj më vonë, sot, është pikërisht partia e mentalitetit monist, Lëvizja Vetëvendosje, ajo e cila nuk po lejon që të kosntituohet e të materializohet ky vullnet i qytetarëve të vendit tonë, duke bllokuar konstituimin e Kuvendit, e pastaj edhe themelimin e qeverisë së re”, tha Krasniqi.

“I ka rreth 40 opsione z.Kurti. Krejt çka duhet është që vërtet të tërhiqet nga propozimi që nuk e ka shumicën”, tha Krasniqi.

Related Articles