Vëllai i Gjyljeta Ukellës: Vendimi i Apelit na lehtësoi dhimbjen për motrën tonë

Vëllai i Gjyljeta Ukellës: Vendimi i Apelit na lehtësoi dhimbjen për motrën tonë

Gjykata e Apelit këtë të hënë ka konfirmuar dënimin me burgim të përjetshëm për Edmond Lajçin, i cili vrau bashkëshorten e tij, Gjyljeta Ukella, duke vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, raporton Gazeta “Enigma”.

Pas këtij vendimi ka reagur duke thënë se janë të lehtësuar si familje me vendimin e Gjykatës së Apelit.

Ai përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se Gjykata e Apelit e tha vendimin final që “s’ka si të jetë ndryshe, veç burgim i përjetshëm për ata që vrasin gruan”.

“Për ne si familje ky vendim na ka lehtësuar sadopak dhimbjen që ndiejmë për motrën tonë dhe falënderojmë organet për vendimin e marrë”, shkroi Shpat Ukella. /Gazeta Enigma/

Related Articles