Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka bërë një parashikim për një rikonfigurim të skenës politike, nëse vendi përballet me zgjedhje të jashtëzakonshme, raporton Gazeta “Enigma”.
Tiutje i ka theksuar se Partia Demokratike e Kosovës do të dalë si përfituese më e madhe nga një proces i tillë.
Nga ana tjetër, ai parashikon një rënie të ndjeshme për NISMA-n dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, të cilat i konsideron si humbëset më të mëdha në rast të mbajtjes së zgjedhjeve të reja.
Lidhur me Lëvizjen Vetëvendosje, Mushkolaj tha se kjo parti do ta ketë të vështirë të bindë qytetarët se nuk ka faj në bllokimin e situatës. Sipas tij, strategjia e viktimizimit nuk do të funksionojë këtë herë.
“Fillimisht, NISMA Social Demokrate do të vendosin interesin partiak, dhe ka me hy në qeveri. NISMA dhe AAK-ja janë humbësit më të mëdha në zgjedhje dhe nuk munden me hy në koalicion parazgjedhor pas situates së krijuar. Limaj së bashku , e vet I treti do të pranojë të bëhet pjesë e qeverisë dhe votimin e kryeparlamentarit”.
“Edhe në zgjedhje të reja, Lëvizja Vetëvendosje nuk do të arrijë qëllimin se do ti fajësojë të tjerët për situatën e krijuar. Partia fituese zgjedhore nuk ka arrit me bërë koalicionin për krijimin e qeverisë. Pse duhet me u viktimizu edhe njëherë, se pse unë deshta dhe nuk pranuan. Në këtë rast Lëvizja Vetëvendosje nuk do të arrijë të fitojë zgjedhjet nëse shkohet.
“Fituesja më e madhe pritet të jetë Partia Demokratike e Kosovës 0PDK]. LDK-ja ka kërkuar qeveri tranzitore,tash qeveri të unitetit”.
“LDK-ja është në situatën as me sheher as me Barilevën. LDK-ja spo don me hy në qeveri. Situatë e cuditshme. Por përshtypja situate jo e favorshme për LDK-në”, deklaroi Mushkolaj.