Presidentja Vjosa Osmani është pritur sot në Japoni nga Perandori i Japonisë, raporton Gazeta Enigma.
Ajo e ka quajtur “nder të veçantë” këtë pritje.
“Miqësia e thellë dhe marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Japonisë janë ndërtuar mbi vlera të përbashkëta, respekt dhe besim të ndërsjellë. Populli i Kosovës është mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë përgjatë viteve”, shkroi Osmani krahas fotove nga takimi. / Gazeta Enigma.