MPJ-ja me njoftim për qytetarët e Kosovës që jetojnë në Izrael

MPJ-ja me njoftim për qytetarët e Kosovës që jetojnë në Izrael

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që jetojnë në Izrael që të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Pas sulmit të Izraelit në Iran të premten dhe përkeqësimit të situatës në Lindjen e Mesme, ministria ka bërë thirrje që të qëndrohet në vende të sigurta.

“Duke marrë parasysh përkeqësimin e situatës së sigurisë në Izrael dhe rajon, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Izrael, këshillon të gjithë qytetarët e Kosovës që ndodhen aktualisht në Izrael, që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të qëndrojnë në vende të sigurta”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ushtria izraelite ka thënë se 200 avionë luftarakë janë përdorur në sulme. Nga zonat e goditura ishte selia komanduese e Gardës Revolucionare Islamike në Teheran, duke vrarë komandantin e saj, Hossein Salami. Nga sulmi është vrarë edhe Ali Shamkhani, njeri i afërt i Khameneit dhe ish-kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit, Mohammad Bagheri, është vrarë në sulm po ashtu. / Gazeta Enigma.

Related Articles