Distria Krasniqi ka siguruar tashmë medaljen e argjendtë pasi ka arritur në finale të Kampionatit Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Xhudistja pejane ka arritur ta fitojë shumë shpejt luftën gjysmëfinale, duke kaluar në finalen e madhe në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Distria ishte e papërmbajtshme ndaj spanjolles Ariane Toro Soler, të cilën e mposhti pasi e detyroi t’i bëjë tri gabime.
Me këtë fitore, pejania kalon në finalen e madhe të kategorisë së saj, ku do të ndeshet me Uta Abe të Japonisë.
Vlen të theksohet se Distria më herët mposhti brazilianen, Jessica Pereira, në raundin e dytë, Francine Echevarria të Puerto Ricos në raundin e tretë dhe hungarezes Reka Pupp në çerekfinale.
Kujtojmë se Akil Gjakova do të ndeshet të dielën, kurse Laura Fazliu do të ndeshet të hënën.