Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri, i ka reaguar ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Pecit, pasi që ky i fundit ka thënë se nuk i ka problem pushimet verore dhe se ai do të jetë i pranishëm në seancat të cilat po vazhdojnë të mbahen.
Guri tha se Peci nuk e ka këtë problem, pasi “këta krejt familjarët i kanë punësu nëpër ministri, i kanë qaty në vend të punës”.
“A e dini pse? Se në pushime zakonisht shkohet me kalu kohë me familje – e këta krejt familjarët i kanë punësu nëpër ministri, i kane qaty ne vend të punës”, shkroi Guri.
“Plus, janë msu me do hotele të shtrenjta kur shkojnë në udhëtime zyrtare. Aty, tybe, s’shkojnë me punu – shkojnë me pushu”, u shpreh tutje Guri.
“Kështu që të kuptoj, Faton”, shtoi në fund ai.