Edhe një dështim në Kuvend

Edhe një dështim në Kuvend

Edhe sot për herën e 34-të deputetët nuk kanë arritur të konstituojnë Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta “Enigma”.

Deputetët nga partitë PDK, LDK, AAK e Nisma, nuk e përkrahën votimin e fshehtë për kryeparlamentar, i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kjo pikë mori vetëm 51 vota pro dhe 1 kundër.

Seanca e radhës pritet të jetë me 21 qershor në orën 10:30 /Gazeta Enigma/.

Related Articles