Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka shokuar sistemin drejtues në shkollat e mesme dhe fillore të kësaj komune, pasi ka larguar nga pozitat 10 drejtorë e zëvendësdrejtorë.
Një vendim i tillë ka qenë i papritur, duke mos dhënë ndonjë arsye për këtë veprim.
Disa nga ta janë përjashtuar nga pozitat, ndërsa të tjerët janë transferuar në pozitën e profesorit, në shkolla të tjera.
Gazeta Enigma ka provuar të kontaktoj me Hysenin dhe Drejtorin e Arsimit në Gjilan, Shpend Nuhiun, por të dy kanë qenë të paqasshëm deri në publikimin e këtij artikulli.
DKA në Gjilan po ashtu ka publikuar listën e të shkarkuarve.