Xherdan Shaqiri ka nisur përgatitjet me skuadrën e Baselit dhe ka konfirmuar përkushtimin e tij për të qëndruar pjesë e ekipit edhe në sezonin e ardhshëm.
Pas rikthimit nga SHBA-ja, Shaqiri e udhëhoqi Baselin drejt një sezoni të suksesshëm, duke fituar titullin e kampionit dhe Kupën e Zvicrës, ndërsa tashmë synon të vazhdojë në këtë rrugë, si kapiten dhe lider i ekipit.
Në një prononcim për gazetën “Blick”, mesfushori shqiptar theksoi se nuk e mendon largimin nga Baseli.
“Për momentin nuk ka para që më largojnë nga Baseli. Ndihem komod këtu, ashtu si e kemi parë në edicionin e kaluar”, u shpreh ai.
Ndërkohë, ish-trajneri i Baselit, Fabio Celestini, ka marrë drejtimin e CSKA Moskës – një vendim që Shaqiri e ka komentuar me qetësi dhe respekt.
“Fabio me vetëdije zgjodhi rrugën e tij dhe duhet të respektohet kjo. Kalimi në Moskë me gjasë është zgjedhje e duhur për të. Qartë se do të bëj punë të mirë atje”, shtoi ai.