PDK do kërkojë nga gjykata pezullimin e vendimit për kalim e bizneseve në treg të lirë energjetik

PDK do kërkojë nga gjykata pezullimin e vendimit për kalim e bizneseve në treg të lirë energjetik

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, tha se partia e tij nesër do të procedojë në Gjykatën Themelore të Prishtinës pezullimin vendimit për kalimin e bizneseve në tregun e hapur energjetik.

Tahiri tha se paraprakisht do kërkojnë vendosjen e një mase të përkohshme.

Ai tha se ZRrE-ja ka marrë vendim për qitjen në treg të hapur energjetik 1300 kompani në mënyrë të parregullt dhe pa përmbushur kriteret.

“Nesër do të procedojmë në Gjykatën Themelore të Prishtinës pezullimin e vendimit. Do të kërkojmë masë të përkohshme në mënyrë që ky vendim të pezullohet dhe këto kompani të furnizohen me çmimin e njëjtë të energjisë elektrike, si para marrjes së këtij vendimi. Nuk janë përmbushur kushtet dhe nuk janë përmbushur as obligimet e ZRRE-së sa i përket daljes në treg të lirë dhe ka parregullsi në marrjen e këtij vendimi”, tha Tahiri para mediave.

Related Articles