KQZ: Nga 3 korriku nis afati për përmirësimin e Listës Votuese dhe largimin e personave të vdekur

KQZ: Nga 3 korriku nis afati për përmirësimin e Listës Votuese dhe largimin e personave të vdekur

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se nga data 3 korrik deri më 31 gusht 2025 do të jetë e hapur periudha për kundërshtimin e pasaktësive në Listën Preliminare të Votuesve për Zgjedhjet Lokale.

Gjatë kësaj periudhe 60-ditore, çdo qytetar me të drejtë vote që:

  • nuk figuron në listë,
  • është caktuar në qendër tjetër votimi,
  • apo ka të dhëna të pasakta,

mund të kërkojë korrigjimin përmes:

KQZ bën të ditur se qytetarët gjithashtu mund të kundërshtojnë përfshirjen në listë të ndonjë personi që nuk ka të drejtë vote – përfshirë edhe personat që kanë ndërruar jetë. Në këto raste, ankesa duhet të drejtohet te Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Për të bërë një kundërshtim, votuesi duhet të identifikohet me njërin nga dokumentet e vlefshme:

  • letërnjoftim,
  • pasaportë,
  • ose leje drejtimi.

KQZ inkurajon qytetarët që të shfrytëzojnë këtë periudhë për të siguruar saktësinë e listave të votuesve në prag të zgjedhjeve lokale për kryetarë dhe kuvende komunale.

Related Articles