Lushaku: Testi i Maturës – proces i turpshëm ku mbizotron kaosi dhe mashtrimi

Lushaku: Testi i Maturës – proces i turpshëm ku mbizotron kaosi dhe mashtrimi


Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku e ka kritikuar ashpër formën se si po menaxhohet Testi i Maturës nga Ministria e Arsimit, Teknologjisë e Inovacionit, raporton Gazeta Enigma.

Sipas saj “manipulimi dhe kopjimi po e bëjnë të pavlefshëm rezultatin e këtij testi”.

“Nuk është më një vlerësim i dijes, as sfidë teknike, por një garë e padrejtë, ku mashtrimi po shpërblehet. Dhe kjo situatë po përsëritet çdo vit”, tha ajo,

“Ministrja e Arsimit në detyrë duhet të jep përgjegjësi! Nën udhëheqjen e saj ky Test është kthyer në një proces të turpshëm, ku mbizotëron kaosi dhe mashtrimi. Ajo dhe stafi i saj duhet të tregojnë se pse nuk janë marrë masa për menaxhim të sigurt teknik? Pse nuk është garantuar mbikëqyrja dhe menaxhimi i pyetjeve në formë të sigurt? Pse po hesht, ndërsa testet qarkulluan në rrjete sociale? Heshtja e MASHTI-t është fajësi!”, shkroi tutje deputetja.

“Sot, nxënësit e ndershëm janë në ankth. Prindërit janë të zhgënjyer. Mësuesit pa zë. Dhe shteti po heshtë e po i lë fëmijët në dorë të fatit”.

Ndërkaq kujtojmë se të shtunën, më  21 qershor, 18 mijë e 800 maturantë iu nënshtruan Provimit të Maturës Shtetërore. / Gazeta Enigma.

Related Articles