Vazhdojnë kërkimet për të moshuarin e zhdukur në Has 

Vazhdojnë kërkimet për të moshuarin e zhdukur në Has 

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim kanë njoftuar se sot nga ora 09:00 fillojnë kërkimet për personin e zhdukur në fshatin Gorozhup, Komuna e Hasit, raporton Gazeta “Enigma”.

“Kërkimet do të rifillojnë nga ora 09:00 me angazhim të plotë të ekipeve tona në bashkëpunim me Policin e Kosovo Police ,Forca e Sigurisë së Kosovës, zjarrfikësit dhe vullnetarët”, thuhet në njofitimin e tyre.

“Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit në këtë operacion për përkushtimin dhe ndihmën e dhënë gjatë gjithë ditës. Lusim qytetarët që kanë ndonjë informacion të mundshëm të lajmërojnë autoritetet sa më parë”. /Gazeta Enigma/

Related Articles