Presidenti amerikan Donald Trump mori pjesë të mërkurën në ditën e dytë të Samitit të NATO-s që po mbahet në Hagë, ku në një konferencë për shtyp në krah të Sekretarit të Përkohshëm të NATO-s, Mark Rutte, foli për çështjet më të nxehta të politikës globale, përfshirë konfliktin e fundit mes Iranit dhe Izraelit.
“U përfshimë drejtpërdrejt dhe i ndaluam ata,” deklaroi Trump. “Të dyja palët më në fund pranuan të uleshin në tryezë dhe të ndalonin luftën.”
Presidenti amerikan u ndal edhe te komunikimi i tij me homologun rus Vladimir Putin, për të cilin tha se kishte ofruar ndihmë për ndërmjetësim në krizën iraniane. Sipas Trumpit, ai e kishte refuzuar këtë ofertë.
“Kam folur shumë dhe me presidentin Putin, ai shprehu vullnetin për të ndihmuar në krizën e Iranit dhe unë i thashë që nuk më nevojitet ndihmë për Iranin, por më nevojitet ndihmë për, Rusinë. Ai u tregua shumë i sjellshëm”, tha Trump.
Presidenti amerikan njoftoi gjithashtu se do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke e përshkruar atë si “një njeri të mirë” dhe duke shtuar se Ukraina do të jetë temë diskutimi e rëndësishme.
Trump tha se sulmi i SHBA në Iran ishte shkatërrues duke i dëmtuar plotësisht cenralet bërthamore të Iranit.
“Irani pësoi një sulm shkatërrues, më pas Izraeli luftoi fort dhe që të dyja palët ranë dakord të ndalnin. Janë si dy fëmijë në shkollë që zihen.”