Deputetja e LVV, Albulena Haxhiu, është deklaruar para mediave pas dështimit të seancës së 37-të për konstituimin e Kuvendit, raporton gazeta “Enigma”.
“Edhe sot kishte një reagim të shoqërisë civile ne si LVV e kemi pritur”, tha ajo.
“Regulloren re e Kuvendit e obligon kryesuesin e Kuvendit që të thërret seancë çdo 48 orë. Problemi kryesor është se opozita po vjen në seancë dhe nuk po voton”.
“Nëse opozita nuk ndërron qëndrim ne nuk mund të ecim tutje. Është e rëndësishme që të braktisim vendime të tilla dhe mos të ndërhyjnë partitë në propozimet e partive tjera Ne do ta pranojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha ajo.