Aktgjykimi i Kushtetueses, Abdixhiku: Kështu kishim kërkuar gjithnjë

Aktgjykimi i Kushtetueses, Abdixhiku: Kështu kishim kërkuar gjithnjë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese vendosi dy gjëra: Votim i hapur – siç është vepruar gjithnjë – konsensus e kompromis – siç e kërkon demokracia e sjellja normale politike.

“Ky është thelbi i vendimit të sotëm. Kështu kishim kërkuar gjithnjë”, shkroi Abidxhiku në një postim.

“Dhjetëra seanca të humbura, për teke të imponimit që u konstatua si jokushtetues sot. Nga nesër, LDK pret që grupi më i madh parlamentar të veprojnë në përputhje me këtë aktgjykim, t’i ndërpresin bllokimet dhe të kontribuojnë në konstituimin sa më të shpejtë dhe të rregullt të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, u shpreh tutje i pari i LDK-së.

“Votim i hapur. Konsensus e kompromis”.

LDK-ja i bëri thirrje grupit parlamentar të LVV-së që të veprojë në përputhje me këtë aktgjykim, ”t’i ndërpresin bllokimet dhe të kontribuojnë në konstituimin sa më të shpejtë dhe të rregullt të Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

Related Articles