Një foshnje tre-javëshe ka vdekur në fshatin Kostercë të Skenderajt.
Vdekja e foshnjës është konstatuar nga një ekip mjekësor në vendin e ngjarjes, në fshatin Kostercë, tha sot Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
Rasti është lajmëruar rreth orës 08:00.
“Njësitet policore pas pranimit të informatës nga QKMF-Skenderaj lidhur me rastin, së bashku kanë dalë në lokacionin e cekur, në vendin e ngjarjes kanë konstatuar se viktima mashkull kosovar (foshnje 3-javësh) është pa shenja jete”, tha policia.
Lidhur me rastin, janë intervistuar prindërit e viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti duke u hetuar.