Kreu i LVV-së, Albin Kurti ka ftuar gjitha partitë të shtunën për t’u konsultuar për të dalë nga ngërçi institucioal, raporton Gazeta Enigma.
Takimi i thirr për nesër në orën 16:00.
“Aktgjykimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese thekson qartë se obligimi për ta konstituuar Kuvendin është obligim i të gjithë deputetëve dhe jo vetëm i subjektit të parë. Si kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe në emër të grupit më të madh parlamentar të dalur nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, sot u jam drejtuar të gjithë krerëve të subjekteve të përfaqësuara në legjislaturën e nëntë, me ftesë për takim të përbashkët të shtunën (nesër) në orën 16:00, në përpjekje të radhës në funksion të konsensusit për konstituim të Kuvendit”, njoftoi Kurti.
Kurti fton të shtunën partitë për konsensus për të dalë nga ngërçi
