Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami, pas seancës së sotme theksoi se Vetëvendosje po intepreton ndryshe nga krejt Kosova aktgjykimin e Gjykatès Kushtteuse, raporton Gazeta Enigma.
“VV-ja e ka në plan ta vazhdojë këtë ngërç politik duke bërë një intepretim ndryshe nga krejt Kosova të akgjykimit të Gjykatës Kushtetuese”, tha ajo.
Tutje Bajrami shtoi se “Aktgjykimi është jashtëzakonisht i qartë, ku ka një agjendë të paracaktuar të seancës konstituive. Aty janë tri pika në ndërkohe që kur flitetpër votimim e fshehtë nuk ka referenca për ndryshimin e rëndit të ditës. Me shumë se 35 here kemi një mocion proceduaral që nuk është pjesë e rendut të ditës ka një insistim që të vazhdohet. Na vjen keq që jemi betonuar rreth një procedure”.
Ajo mes tjerash konfirmoi se LDK do të marr pjesë nesër në takimin e thirrur nga Kurti ndonëse u shpreh pesimiste për epilogun pozitiv të takimit.
“Nuk mund të presim dicka nga ky tanimë është më shumë show mediatik”. / Gazeta Enigma.