Çitaku: Sipas logjikës së Kurtit, mjafton një takim që nënshtrimi dhe diktati të maskohen si kompromis

Çitaku: Sipas logjikës së Kurtit, mjafton një takim që nënshtrimi dhe diktati të maskohen si kompromis

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, para seancës së sotme ka thënë se Kurti në takim me liderët e partive politike kërkoi vetëm t’i nënshtrohen atij, raporton Gazeta Enigma.

Sipas saj “Kurti nuk ofroi as kompromis, reflektim e as zgjidhje”.

“Sipas logjikës së Albin Kurtit, mjafton një takim që nënshtrimi dhe diktati të maskohen si kompromis. Në takimin me liderët politikë, Albin Kurti nuk ofroi as marrëveshje, as kompromis. Nuk ofroi as reflektim, as zgjidhje. Na kërkoi vetëm një gjë: t’i nënshtrohemi vullnetit të tij. Pa kushte. Pa debat. Pa demokraci. Kaq”, ka thënë ajo. / Gazeta Enigma.

Related Articles