Falja e namazit të Festës së Kurban Bajramit do të bëhet me respektim të masave kundër COVID-19.
Në xhaminë e madhe në kryeqytet janë bërë përgatitjet e duhura që festa e Kurban Bajramnit të falet me xhemat.
Por duke respektuar masat kundër virusit korona.
Sipas zëvendësimamit të kësaj xhamie këto masa janë caktuar në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë.
Për të shmangur plotësisht infektimin me COVID-19, përveç mbajtës së distancës besimtarët nuk do të shtrëngojnë duart e njëri-tjetrit për të bërë bajram.
E qytetarët do të mund t’i shfrytëzojnë hapësirat e oborrit për ta falur namazin.
Kurse myftiu i Bashkësisë Islame, Naim Tërrnava, bëri thirrje për më shumë solidaritet në këtë festë.