Chelsea nënshkruan me Joao Pedron

Chelsea nënshkruan me Joao Pedron

Chelsea ka forcuar edhe më tej repartin e sulmit këtë verë, duke zyrtarizuar transferimin e sulmuesit brazilian Joao Pedro nga Brighton & Hove Albion me një kontratë tetëvjeçare, për një shumë të raportuar rreth 55 milionë paund.

Joao Pedro i bashkohet Chelseat së bashku me ish-sulmuesin e Ipswich Town, Liam Delap. Blutë ndodhen aktualisht në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube, ku do të përballen me Palmeiras në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës në Evropë.

I rritur në akademinë e Fluminense, Joao Pedro ka një eksperiencë të mëparshme në Londër, pasi ishte transferuar te Watford në vitin 2019. Ai u bashkua me Brightonin në vitin 2023 për 34.2 milionë euro, duke zhvilluar 58 paraqitje në Premier League dhe shënuar 19 gola.

Ai i bashkohet menjëherë skuadrës dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së premtes në Kupën e Botës për Klube.

Related Articles