Ministrja e Mbrojtjes së Luksemburgut, Yuriko Backes po qëndron për vizitë në Kosovë, raporton Gazeta Enigma.
Ajo do të takohet me presidenten Osmani.
Këtë e kanë konfirmuar nga presidenca, teksa kanë konfirmuar se takimi ndodhë në orën 12:00.
Ndërkohë, në faqen zyrtare të qeverisë së Luksemburit, bëhet e ditur se Backes po e zhvillon një vizitë pune në Kosovë nga data 2 deri më 3 korrik.
“Së bashku me homologun e saj belg, ministrin e Mbrojtjes dhe Tregtisë së Jashtme, Theo Francken, dhe e shoqëruar nga Shefi i Shtabit të Ushtrisë, Gjenerali Steve Thull, ministrja Backes do të takohet me anëtarët e Detashmentit të Mbikëqyrjes Ajrore të Beneluksit, nën udhëheqjen e Luksemburgut, i cili është pjesë e Forcës së NATO-s në Kosovë (KFOR)”, theksohet në njoftim. / Gazeta Enigma/