Partia Demokratike sot do të dorëzojë ankesë në Gjykatën Kushtetuese, për mënyrën e udhëheqjes së seancave nga Avni Dehari i LVV-së.
Këtë e bëri të ditur kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili tha se “janë bërë tri shkelje nga Lëvizja Vetëvendosje”.
“Do ta trajtojmë shkeljen e qëllimshme nga Dehari në tri seancat e fundit, pasi është tentim i ndryshimit të rendit të ditës me komisionin e fshehtë”.
Krasniqi tha se detaje të tjera do jepen më vonë.
Kuvendi edhe sot dështoi të konsituuohet. /Gazeta Enigma