Osmani jep verdiktin e saj: Për votim të fshehtë duhet të ketë konsensus

Osmani jep verdiktin e saj: Për votim të fshehtë duhet të ketë konsensus

Presidentja Vjosa Osmani të premten ka dhënë verdiktin e saj lidhur me votimin e fshehtë në Kuvend, i cili sipas saj lejohet por se duhet të ketë konsensus në mes të deputetëve për këtë procedurë të votimit.

“Lejohet si mundësi por duhet me pas vendim të seancës, të pyeten deputetët”, është shprehur Osmani të premten.

Ajo këtë e tha në një deklarim për media pas ceremonisë së betimit të 18 kadetëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës. 

Kujtojmë se të mërkurën dhe të enjten e para e shtetit ka zhvilluar konsulta me partitë politike për bllokadën në Kuvend. / Gazeta Enigma.

Related Articles