Skuadra e Paris Saint-Germain ka shënuar fitore 2:0 ndaj Bayern Munchen, në çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube.
Dy golat e këtij takimi u shënuan në pjesën e dytë.
Fillimisht shënoi Doue në minutën e 79’të dhe më pas Dembele në sekondat e fundit.
PSG-ja mori dy kartonë të kuq gjatë këtij takimi. Pacho dhe Hernandez u ndëshkuan pas ndërhyrjeve të ashpëra ndaj lojtarëve kundërshtarë.
PSG-ja tani pret fituesin e ndeshjes, Borussia Dortmund-Real Madrid, për të mësuar kundërshtarin e gjysmëfinales.